Takimi bilateral i Kryetares së Gjykatës Supreme të RMV me UD Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Shqipërisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takimi bilateral i Kryetares së Gjykatës Supreme të RMV me UD Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Shqipërisë

Njoftim për opinionin  |  17 Mar 2022
Një Delegacion i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Kryetarja e gjykatës Besa Ademi, në përbërje të Zëvendës kryetares dhe kryetare e Sektorit të veprave penale Cvetanka Periq, kryetarja e Sektorit të praktikës gjyqësore, gjyqtarja Mr. Snezhana Bajllozova, kryetarit të këshillit të Sektorit të veprave civile, gjyqtari Shpend Devaja dhe shefja e Kabinetit të Kryetares Mr. Lidija Tanevska Jadrovska, më 16 mars 2022, zhvilloi takim bilateral me UD Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë Z. Sokol Sadushi.

Në takim, Kryetarja Ademi potencoi rolin e rëndësishëm të Gjykatës Supreme në sistemin gjyqësor, unitetin dhe pavarësinë e gjykatave si bazë për sundimin e drejtësisë dhe përkushtimin duke ofruar siguri juridike dhe para shikueshmërinë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve si prioritet në agjendën e gjyqësorit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.  

Në takim, u shkëmbyen mendime dhe eksperienca për tejkalimin e problemeve të ngjashme dhe sfidave me të cilat ballafaqohen gjykatat e të dyja vendeve, u identifikuan praktika të mira dhe ide drejt funksionimit të institucioneve dhe adoptimin e standardeve evropiane për një drejtësi që synon përmirësimin e perceptimit te publiku për gjyqësorin.   

Në fund të takimit, u afirmuan angazhime reciproke për thellimin e bashkëpunimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_