Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe në gjykatat themelore Gostivar, Tetovë dhe Dibër
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe në gjykatat themelore Gostivar, Tetovë dhe Dibër
Në kuadër të vizitave, kryetarja Ademi, realizoi takim me kryetarin e Gjykatës së Apelit Gostivar, Bekim Mehmedi, me kryetarin e Gjykatës Themelore Gostivar, Eljesa Aliji, me gjyqtarin Sadulla Izairi dhe me kryetarin e Gjykatës Themelore Dibër, Mersim Marku.
Në vizitat e punës, u bisedua për disa çështje të rëndësishme për funksionimin e gjykatave, me theks të veçantë mbi nevojën e pavarësisë financiare, mbi sigurimin me kuadër profesional dhe me gjyqtarë, përparimin e përditësimit dhe efikasitetit, realizimin e projekteve dhe investimet kapitale, mirëmbajtjen e ndërtesave gjyqësore dhe qasjen te qytetarët.
Njëkohësisht, në këto takime u bisedua edhe për çiltërsinë dhe transparencën, arkivimin e lëndëve, nevojën për teknologji informatike dhe nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm të gjykatave.
Në këtë drejtim, në mbledhjet e punës u potencua se Gjykata Supreme si gjykatë më e lartë e shtetit edhe në periudhën e ardhshme do të angazhohet për gjyqësor të avancuar dhe aktivitete që themelohen në parimin e sundimit të së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit nga aspekti ligjvënës, funksional dhe financiar.