Gjykata Supreme dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhën marrëveshje për bashkëpunim dhe përdorimin më të shpejtë të shërbimeve elektronike
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhën marrëveshje për bashkëpunim dhe përdorimin më të shpejtë të shërbimeve elektronike
Qëllimi i marrëveshjes është vendosja e bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me shkëmbimin e të dhënave në formë elektronike përmes Platformës kombëtare për ndërveprim dhe në pajtim me Ligjin për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale.
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas nënshkrimit të marrëveshjes theksuan se përmes aktiviteteve reciproke do të mundësohet përdorimi i shërbimeve elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave për realizimin e shërbimeve në mënyrë të shpejtë, më sigurt dhe më efikas si aspekt i rëndësishëm i digjitalizimit dhe ndërveprimit në sektorin e gjyqësorit.
Në këtë drejtim, në takim u theksua se në të ardhmen do të intensifikohet bashkëpunimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme si kontribut në interesin e qytetarëve, sundimin e të drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe besimin e publikut.