Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi vizitë në gjykatat themelore në Sveti Nikollë, Strumicë, Berovë dhe Dellçevë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi vizitë në gjykatat themelore në Sveti Nikollë, Strumicë, Berovë dhe Dellçevë

Risi  |  30 Pri 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, ka vizituar gjykatat themelore në Sveti Nikollë, Strumicë, Berovë dhe Dellçevë, në mënyrë që përmbylli vizitat e gjykatave më të ulëta të rajonit të apelit në Shtip.

 

Në kuadër të vizitave, kryetarja Ademi realizoi takime me kryetaren e Gjykatës Themelore Sveti Nikollë, Liljana Dodevska, kryetarin e Gjykatës Themelore Strumicë, Emill Gligorov, U.D. kryetar të Gjykatës Themelore Berovë, Darko Ristov, dhe kryetarin e Gjykatës Themelore Dellçevë, Mile Gjorgjiev.

Kryetarët e gjykatave themelore, e informuan kryetaren e Gjykatës Supreme për disa çështje të rëndësishme për funksionimin e gjykatave, sidomos për problemet lidhur me sigurimin e kuadrit profesional gjyqësor, funksionimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave gjyqësore, përditësimin dhe efikasitetin, çiltërsinë dhe transparencën, proceset e arkivimit të lëndëve dhe përdorimin e teknologjisë informatike.

Theks i veçantë u vu mbi çështjen e unifikimit të praktikës gjyqësore, si dhe për nevojën e përfshirjes më të madhe të profesionit gjyqësor në krijimin e rregullave ligjore në fushën e drejtësisë dhe realizimin e angazhimeve për sigurimin e limitit ligjor për buxhetin e gjyqësorit.

Në fakt, në vizitat e punës u theksua se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet vizitave të këtilla e përforcon bashkëpunimin e ndërsjellë dhe solidaritetin dhe se në periudhën e ardhshme Gjykata Supreme do ti bëjë më intensive aktivitetet e përbashkëta me gjykatat më të ulëta, dhe me qëllim për përparimin e pavarësisë dhe efikasitetit të gjyqësorit.    

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me vizitat e punës në gjykatat themelore dhe të apelit nga të gjitha rajonet e apelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_