Ambasadori Rokas, kryetares Ademi ia dorëzoi Raportin e BE-së: Aktivitetet e Gjykatës Supreme sërish të vlerësuara pozitivisht [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ambasadori Rokas, kryetares Ademi ia dorëzoi Raportin e BE-së: Aktivitetet e Gjykatës Supreme sërish të vlerësuara pozitivisht

Risi  |  1 Nën 2024
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mikalis Rokas, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ia dorëzoi Raportin e ri të Komisionit Evropian.

Në Raport vlerësohen aktivitetet e Gjykatës Supreme për avancimin e praktikës gjyqësore dhe konsistencën e vendimeve gjyqësore, publikimi i Përmbledhjes së re të vendimeve gjyqësore, miratimi i qëndrimeve parimore, dhe për vendimet e gjykatës lidhur me çështje me interes të lartë publik dhe mbrojtjen e ligjshmërisë.

Në pjesën e pavarësisë së gjyqësorit Raporti i referohet edhe procedurës për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, të ngritur për shkak të deklaratave publike për ndikimet e jashtme politike në punën e gjykatës, e cila u ndalua.

Gjithashtu, në Raport vlerësohen edhe ndryshimet e rregullave për publikun në Seancën e përgjithshme dhe avancimin e transparencës dhe angazhimet dhe aktivitetet e Gjykatës Supreme për mbrojtjen e mjedisit jetësor nëpërmjet diskutimit për qëndrimin parimor si kontribut konkret në mbrojtjen e shëndetit dhe pengimin e ndotjes së ajrit.

Ambasadori Rokas në fjalimin e tij para gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i sqaroi konstatimet kyçe dhe rekomandimet në Raportin e Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës, duke iu referuar aktiviteteve të Gjykatës Supreme.

Ambasadori theksoi rëndësinë e sundimit të së drejtës dhe zbatimin e reformave të nevojshme, duke shtuar se me rëndësi thelbësore është përkushtimi në zbatimin e tyre.

Kryetarja Ademi, tha se Raporti i BE-së ka rëndësi të veçantë për Gjykatën Supreme për shkak të përkushtimit të sinqertë ndaj plotësimit të standardeve evropiane.

Raporti i Bashkimit Evropian për ne paraqet motivim të vërtetë. Rekomandimet për gjyqësorin janë këshilla miqësore. Unë veçanërisht jam mirënjohëse për vlerësimet pozitive për Gjykatën Supreme. Do të vazhdojmë me plotësimin e standardeve evropiane të cilat janë për mbrojtjen e sundimit të së drejtës”, tha kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_