Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  8 Kor 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 07.07.2022 (e enjte), mbajti Seancë të përgjithshme, në të cilën u propozua dhe u miratua:

 

 

R E N D I   I   D I T Ë S

 

1. Dhënia e mendimit për Propozim - Ligj për paaftësinë e pagimit, të dorëzuar nga Ministria e Ekonomisë.

2.  Diskutimi mbi çështjen paraprake lidhur me ankesën kundër Aktvendimit, të miratuar nga Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

3. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Dragan Tonevski nga Shkupi.

4. Dhënia e mendimit mbi Propozimin për ratifikimin e Protokollit 16 drejt Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe liritë, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.

5. Diskutimi mbi çështjen juridike:

„Nëse afati prej 30 ditësh për parashtrimin e ngritjes së procedurës për kundërvajtje sipas nenit 83 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr.96 të datës 17.05.2019) është afat përfundimtar dhe si pasojë ka hedhjen poshtë të kërkesës pas skadimit të atij afati ose ai afat është vetëm instruktiv dhe i dedikohet parashtruesit që më shpejt, më me përditësim dhe në afat të arsyeshëm t’i parashtrojë kërkesat për kundërvajtje drejtuar organeve kompetente”. 

6. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 (propozim).

7. Vendimmarrja për Kërkesën e parashtruar nga një gjyqtar i Gjykatës së Apelit Shkup.

8. Vendimmarrja për Kundërshtimin e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit Shtip, të deklaruar kundër Orarit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e Orarit vjetor të punës së Gjykatës së Apelit Shtip.

9. Vendimmarrja për Kundërshtimin e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit Shtip, të deklaruar kundër Orarit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e Orarit vjetor të punës së Gjykatës së Apelit Shtip.  

 

Në seancën e përgjithshme:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, dha mendim pozitiv mbi Propozim – Ligjin për paaftësinë e pagimit, të dorëzuar nga Ministria e Ekonomisë.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori Konkluzion që të mbahet Seancë e përgjithshme e zgjeruar me thirrjen e profesorëve universitar dhe ekspertëve juridik.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor hidhet poshtë si jo e plotë.

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, dha mendim pozitiv për ratifikimin e Protokollit 16 drejt Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.

Pika e pestë e rendit të ditës u prolongua.

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, miratoi Raportin e punës të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, miratoi Aktvendim me të cilin Kërkesa e parashtruar nga një gjyqtar i Gjykatës së Apelit Shkup aprovohet.

Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës, miratoi Aktvendim me të cilin Kundërshtimi i një gjyqtari të Gjykatës së Apelit Shtip aprovohet ndërsa Orari vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e Orarit vjetor të punës së Gjykatës së Apelit Shtip abrogohet.

Lidhur me pikën e nëntë të rendit të ditës, miratoi Aktvendim, me të cilin Kundërshtimi i një gjyqtari të Gjykatës së Apelit Shtip aprovohet dhe abrogohet Orari vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e Orarit vjetor të punës së Gjykatës së Apelit Shtip.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_