Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  28 Dhj 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 21.12.2022 mbajti Seancë të përgjithshme, në të cilën u propozua dhe u pranua:

 

R E N D I   I   D I T Ë S

 

1. Diskutimi mbi çështjen e mëparshme lidhur me ankesat kundër aktvendimeve të miratuara nga Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut (të anuluar nga 16.06.2022, 07.07.2022 dhe 21.11.2022).

2. Mendimi për Orarin vjetor të punës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

3. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Nikolla Stavrev, avokat nga Shkupi.

4. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Nikolla Stavrev, avokat nga Shkupi.

5. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Nikolla Stavrev, avokat nga Shkupi.

6. Dhënia e mendimit me kërkesën e kryetarit të Gjykatës Themelore Prilep për sistemimin e gjyqtarëve në sektor tjetër gjyqësor.

7.  Diskutimi dhe zgjidhja e çështjes rreth publikimit të vendimeve të miratuara në web faqet e gjykatave, me propozim të qëndrimit parimor. 

8. Diskutimi mbi Aktvendimin e miratuar në Seancën e përgjithshme të mbajtur më 07.12.2022 me rastin e vendimmarrjes për kundërshtimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore Vinicë, të deklaruar kundër vendimit për ndryshimin e Orarit vjetor të punës së Gjykatës Themelore Vinicë për vitin 2022.

9. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar avokati Kirill Stojanovski përmes Shoqërisë së avokatëve Apostollski nga Shkupi (të anuluar nga 18.04.2022 dhe 15.06.2022).

 

Seanca e përgjithshme:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, diskutimin e anuloi.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, siguroi mendime për Orarin vjetor të punës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Lidhur me pikën e tretë, të katërt dhe të pestë të rendit të ditës, nxori Konkluzione, me të cilat Iniciativat për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruara nga Nikolla Stavrev, avokat nga Shkupi, nuk miratohen.

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, dha mendim pozitiv për kërkesën e kryetarit të Gjykatës Themelore Prilep për sistemimin e gjyqtarëve në sektor tjetër gjyqësor.

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, miratoi Qëndrim parimor dhe nxori Konkluzion për parashtrimin e Iniciativës drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet e dispozitave nga Ligji për udhëheqjen me qarkullimin e lëndëve në gjykatat.

Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës, miratoi Aktvendim, me të cilin e refuzoi kundërshtimin e dorëzuar.

Lidhur me pikën e nëntë të rendit të ditës, nxori Konkluzion që të mbahet Seancë e përgjithshme e zgjeruar, duke ftuar profesorë universitarë nga fakultetet juridike.

 

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_