Gjykata Supreme: Shteti është i detyruar të sigurojë një mjedis të shëndetshëm jetësor, dhe mos marrja e masave është shkelje e të drejtave të qytetarëve [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme: Shteti është i detyruar të sigurojë një mjedis të shëndetshëm jetësor, dhe mos marrja e masave është shkelje e të drejtave të qytetarëve

News, Press realeses  |  Oct 8, 2024
Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot miratoi Qëndrim parimor për të drejtën e mjedisit të shëndetshëm jetësor dhe ndotjen e ajrit.

Në Qëndrimin parimor përcaktohet se shteti sipas Rregullores juridike nacionale dhe ndërkombëtare, është i detyruar të sigurojë një mjedis të shëndetshëm jetësor dhe se me mos marrjen e masave nga organet kompetente publike cenohet e drejta e garantuar me Kushtetutë për një mjedis të shëndetshëm jetësor.

„Sipas Rregullores juridike nacionale dhe ndërkombëtare, shteti është i detyruar të sigurojë një mjedis të shëndetshëm jetësor, duke përfshirë edhe të drejtën për ajër të pastër, si një e drejtë individuale e qytetarëve, të cilët si palë në procedurën administrative, mund të kërkojnë që organet kompetente të detyrohen të miratojnë Dokumentet themelore të planifikuara, nga neni 23 i Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, si Akte të përgjithshme.

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, tha se e drejta për një mjedis të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore civile dhe njerëzore që drejtpërdrejtë lidhet me përmirësimin e shëndetit të qytetarëve dhe me detyrat e përcaktuara me ligj për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Një nga vlerat themelore të Rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është rregullimi dhe humanizmi i hapësirës dhe mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit jetësor dhe natyrës. Qasja në një mjedis të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore e njeriut, të cilës i referohet edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara”, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme, duke shtuar se kjo çështje është e rëndësishme si nga aspekti i Konventës Evropiane, Këshillit të Evropës, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë.  

Profesori Borçe Davitkovski tha se, autoriteti gjyqësor është korrigjues i autoriteteve tjera dhe se nëpërmjet transparencës së saj ndaj publikut, Gjykata Supreme jep një kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e besimit të publikut, sidomos kur Seanca e përgjithshme diskuton mbi çështje me interes të qytetarëve dhe të drejtat e njeriut.

Profesori Davitkovski theksoi se, e drejta për një mjedis të shëndetshëm jetësor është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe se secili ka të drejtë për informacionet mbi mjedisin e shëndetshëm jetësor, përkatësisht për ndotjen e ajrit, sipas të drejtës konvencionale dhe legjislacionit të vendit.  

Në këtë drejtim, profesori theksoi se sipas Kushtetutës, secili kërkon mbrojtjen e të drejtës së tij, veçanërisht në situatën kur organet publike nuk kanë marrë masa, të cilat sipas ligjit kanë qenë të detyruar ti marrin dhe se me rëndësi të madhe është që autoriteti gjyqësor qëndron në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve.  

Gjyqtari Xhemali Saiti tha se, çdo njeri ka të drejtë për një mjedis të shëndetshëm jetësor dhe se në realizimin e të drejtës për mjedis të shëndetshëm jetësor zbatohen edhe dispozitat e Ligjit për konteste administrative, të cilat sigurojnë mbrojtje gjyqësore nga akte dhe veprime të paligjshme. Gjyqtarja Anita Boshkovska theksoi se, miratimi i Qëndrimit parimor është me rëndësi të madhe si për qytetarët dhe interesin publik ashtu edhe për gjyqësorin.  

Gjyqtarja Mirjana Llazarova nënvizoi se, aspekti më i rëndësishëm është se të drejtat jo gjithmonë shkelen duke vepruar, por mund të bëhen shkelje më të mëdha duke mos vepruar. Gjyqtarja Llazarova tha se e drejta për një mjedis të shëndetshëm jetësor, dhe sa i përket mbrojtjes gjyqësore nënkupton edhe të drejtën për qasjen në gjykatë.  

 


 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_