Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, studentët e drejtësisë dhe organizatat civile vizituan Gjykatën Supreme
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, studentët e drejtësisë dhe organizatat civile vizituan Gjykatën Supreme






Studentët me mentorët e tyre profesoreshat Dr. Aleksandra Deanovska Trendafilova dhe Aleksandra Gruevska Drakulevski, patën mundësi të njihen me punën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi sipas kompetencave Gjykata Supreme ndërmerr aktivitete të vazhdueshme për avancimin e efikasitetit, transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe interesit publik.
Kryetarja Ademi i porositi studentët se profesioni i drejtësisë nënkupton shumë përkushtim, këmbëngulje, vendosmëri dhe integritet dhe se pikërisht juristët janë ata të cilët duhet me autoritetin, shkathtësinë dhe diturinë e tyre të mbrojnë sundimin e të drejtës.
Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan edhe përfaqësues të organizatave civile, përkatësisht Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë, Shoqata maqedonase e juristëve të rinj dhe Instituti për të drejtat e njeriut.
Në takimin me organizatat civile u theksua se bashkëpunimi ndërmjet sektorit civil dhe gjyqësorit luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e sundimit të së drejtës dhe se vetëm përmes një bashkëpunimi të tillë mund të plotësohen standardet evropiane dhe agjenda e reformës, si dhe avancimi i besimit publik.
Në emër të bashkëpunimit të frytshëm dhe sundimin e të drejtës dhe me rastin e Ditës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kryetarja e Gjykatës Supreme u ndau mirënjohje organizatave civile, duke theksuar rolin e rëndësishëm të tyre në shoqëri dhe në gjyqësor dhe kontributin që e japin për avancimin e gjyqësorit.
Njëzet e pesë tetori është Dita Evropiane e Drejtësisë Civile, që çdo vit shënohet në shtetet evropiane. Qëllimi i shënimit të saj në të gjitha shtetet evropiane është që drejtësia të afrohet drejt publikut dhe qytetarët të njihen me zbatimin e saj.