Fjalimi i kryetares së Gjykatës Supreme në Mbledhjen vjetore të Shoqatës së gjyqtarëve
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Fjalimi i kryetares së Gjykatës Supreme në Mbledhjen vjetore të Shoqatës së gjyqtarëve
Risi
|
21 Shk 2023
Autonomia e pushtetit gjyqësor është garancia më e fuqishme për sundimin e të drejtës dhe për pavarësinë e gjyqtarëve, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi në fjalimin e saj në Mbledhjen vjetore të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Angazhimet tona duhet të synojnë në krijimin e pavarësisë juridike, funksionare dhe financiare. Kjo, nënkupton përfshirjen e plotë të gjyqtarëve në proceset e reformës, përforcimin e vazhdueshëm të integritetit profesional dhe krijimin e buxhetit të pavarur gjyqësor. Është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet e Komisionit Evropian dhe të vendoset sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Jam e bindur se gjyqësori ka një kapacitet të fuqishëm për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave”, tha kryetarja Ademi.