Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
REND DITE
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 31.10.2024;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt shtator dhe tetor 2024;
3. Diskutimi për kërkesën e Marjanço Veselinovski nga Dellçeva, për miratimin e mendimit juridik lidhur me Ligjin për eksproprijim në lidhje me pyetjen se a janë objektet e Njësive të mëdha tregtare objekte me interes publik dhe se a mund të humbet pronësia e tokës në bazë të planit urbanistik me të cilin është planifikuar ndërtimi i Njësive të mëdha tregtare;
4. Diskutimi për kërkesën e Dushko Manev, avokat nga Radovishi, për miratimin e mendimit juridik lidhur me çështjen se, A mundet që noteri si person fizik, pasi ka ndërprerë kryerjen e shërbimit për shkak të daljes në pension, në procedurë gjyqësore të kërkojë pagesën e kërkesave të cilat nuk janë paguar deri në ditën e ndërprerjes së shërbimit si noter dhe si person fizik a ka legjitimacion aktiv për mbajtjen e kontesteve të tilla;
5. Diskutimi për Konkluzionin e katër gjykatave të apelit të nxjerrë në takimin e punës, të mbajtur më 20.02.2024, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjet juridike që rezultojnë nga zbatimi i dispozitave për parashkrim nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obliguese (Gazeta Zyrtare e RMV nr.154/23 të datës 20.07.2023), në lëndët e formuara për ankesat kundër aktvendimeve të gjykatave të shkallës së parë të marra për kundërshtimet e paligjshmërisë gjatë realizimit;
6. Diskutimi për kërkesën e avokatit Nikollçe Mitevski nga Manastiri, për miratimin e mendimit juridik lidhur me çështjen se mbi çfarë baze duhet të llogariten shpenzimet në procedurën e përcaktimit të së drejtës dhe pagesës së kontributeve për stazh për sigurimin me kohëzgjatje të shtuar;
7. Diskutimi për çështjen juridike në lidhje me zbatimin e dispozitave nga Ligji për taksat gjyqësore dhe Ligji për procedurë kontestuese me të cilat është rregulluar pagesa e taksave gjyqësore për revizion dhe përgjigje të revizionit gjatë vendosjes së lëndëve për revizion të deklaruar;
8. Diskutimi për çështjen juridike lidhur me zbatimin e dispozitave për raport të shoqëruar nga Rregullorja gjyqësore;
9. Të ndryshme;
Në seancën e mbajtur, Sektori i veprave civile:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 31.10.2024;
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt shtator dhe tetor 2024;
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori konkluzion që kërkesa për miratimin e mendimit juridik të mos miratohet;
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, diskutimin e shtyu;
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori konkluzion që kërkesa për unifikimin e praktikës gjyqësore të mos miratohet;
Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, përcaktoi mendim juridik për çështjen juridike;
Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, nxori konkluzion për çështjen juridike;
Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës, nxori konkluzion për çështjen juridike;