Konferencë ndërkombëtare në Gjykatën Supreme për pavarësinë e gjyqësorit, besimin e publikut dhe zbatimin e standardeve evropiane
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Konferencë ndërkombëtare në Gjykatën Supreme për pavarësinë e gjyqësorit, besimin e publikut dhe zbatimin e standardeve evropiane
Përforcimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe besimi i publikut në gjyqësor luajnë një rol kyç për integrimin në Bashkimin Evropian, u tha në Konferencën e mbështetur nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organizuar nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publik në bashkëpunim me Institutin CEELI dhe projektin “Mbështetja e BE-së për sundimin e të drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin gjyqtarë, prokurorë publik, ekspertë, profesorë universitar dhe profesionistë të tjerë juridik nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga vendete Bashkimit Evropian dhe nga SHBA-të.
Në konferencë u diskutuan sfidat për aftësinë e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të plotësuar standardet e BE-së dhe për të ndërtuar besimin e publikut duke u fokusuar në përgjegjësinë përmes masave disiplinore, etikës, proceseve të inspektimit dhe sigurimit të pavarësisë së gjyqësorit.
Gjyqësori, qëndrimet e tij duhet t’i shpreh publikisht dhe fuqishëm nëpërmjet aktivizimit të përhershëm, u theksua në ngjarjen e rëndësishme. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se gjyqësori nuk guxon të distancohet nga qëndrimet dhe angazhimet e saj por duhet që vazhdimisht t’i tregojë ato publikisht, zëshëm dhe fuqishëm.
Pushteti gjyqësor duhet të jetë unik, dhe jo i ndarë, ngase me ndarjen nga çfarëdo lloj motivimi nuk mund të realizohet pozita e tij kushtetuese. Është e një rëndësie vendimtare që të sigurohet pavarësia e plotë nga të gjitha aspektet, theksoi kryetarja Ademi, e cila u bëri thirrje ekspertëve gjyqësorë për unitet dhe solidaritet në emër të parimeve të pavarësisë dhe sundimit të së drejtës, por edhe në emër të qytetarëve, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe mbrojtjen e interesit publik.