Njoftim nga Seanca e përgjithshme e zgjeruar e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e zgjeruar e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 05.07.2023, mbajti Seancë të përgjithshme të zgjeruar, në të cilën diskutoi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Kirill Stojanovski përmes Shoqërisë së avokatëve Apostollski nga Shkupi, të evidentuar si Su-03.nr.895/21 të datës 06.12.2021 (të anuluar nga 18.04.2022,15.06.2022 dhe 21.12.2022).
Në Seancën e përgjithshme të zgjeruar të pranishëm ishin profesorë universitar të drejtësisë, të cilët dhanë kontributin në diskutimin e pikës së rendit të ditës. Në këtë diskutim, Seanca e përgjithshme nxori Konkluzion që diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Kirill Stojanovski përmes Shoqërisë së avokatëve Apostollski nga Shkupi, të vazhdojë në Seancën e përgjithshme të ardhshme.