Gjykata Supreme dhe Këshilli Gjyqësor për Media i promovuan rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykatës [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme dhe Këshilli Gjyqësor për Media i promovuan rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykatës

Risi  |  22 Tet 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli Gjyqësor për Media sot në Gjykatën Supreme i prezantuan rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit.

 

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se rekomandimet janë themeluar me angazhimet e përbashkëta të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Gjyqësor për media për avancimin e transparencës gjyqësore.

 

 

Rekomandimet kanë të njëjtat vlera mbi të cilat bazohen qëndrimet parimore të Gjykatës Supreme, ndryshimet procedurale për Seancën e përgjithshme publike dhe aktivitetet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur, e me të cilat u përforcua transparenca në gjykatat dhe me të cilat u dha një kontribut i rëndësishëm për gjyqësorin në shumë aspekte. Prej tyre më të rëndësishmet janë aspektet për theksimin e rolit të bashkësisë së mediave në një shoqëri demokratike, kthimin e besimit publik dhe respektimin e transparencës si një nga garancitë më të fuqishme për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, tha Ademi.

 

 

Ideja e rekomandimeve është që gjykata më e lartë e shtetit t’i promovojë ato si udhëzime, me të cilat do të unifikohet incizimi dhe fotografimi në sallat e gjykimit në lëndët ku ka interes publik, duke ndjekur shembullin e Komitetit të Mediave Gjyqësore në Massachusetts, SHBA.

Në këtë drejtim, kryetari i Këshillit Gjyqësor për Media, Vasko Magleshov tha se me rëndësi esenciale është që drejtësia të jetë e plotësuar, por edhe se drejtësia duhet të jetë e dukshme, që gjithsesi është një nga qëllimet e Këshillit Gjyqësor për Media, si trup në të cilin anëtarë janë edhe gazetarë edhe gjyqtarë. Lidhur me rekomandimet, Magleshov sqaroi se rekomandimet janë themeluar në bazë të eksperiencave nga SHBA-të dhe se janë harmonizuar me rregullat dhe ligjet proceduese dhe se e lehtësojnë punën e gazetarëve. Kryetari i Këshillit Gjyqësor për Media theksoi edhe nevojën për bashkëpunimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe gazetarëve në interes të qytetarëve dhe publikut.

 

Virxhinija Eliot, drejtoresh e INL në Ambasadën e SHBA-ve, vuri në dukje se nëpërmjet transparencës përforcohet besimi publik, por njëkohësisht përforcohet edhe besimi ndërmjet gjyqtarëve dhe gazetarëve. Eliot shtoi se Ambasada e SHBA-ve, duke u nisur nga këto vlera është partnere e angazhimeve për gjyqësor të përgjegjshëm dhe efikas sipas parimeve për sundimin e të drejtës.

 

 

Gjyqtari Xhemali Saiti, gjatë mandatit të së cilit si kryetar i Këshillit Gjyqësor për Media është formuaр ky trup, iu referua fillimeve të punës së Këshillit dhe rëndësisë që ka për avancimin e transparencës së gjyqësorit. Gjyqtari Saiti theksoi se, Këshilli Gjyqësor për Media ka arritur suksese të mëdha në punë dhe se në atë drejtim është kontributi i Gjykatës Supreme ngase edhe gjykata më lartë në shtetin dhe Këshilli Gjyqësor për Media kanë të njëjtin vizion.

 

 

Gjyqtarja Emilija Shopar Jovanova, si anëtare aktive e Këshillit Gjyqësor për Media theksoi se rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallë gjykimi janë të rëndësishme për avancimin e transparencës gjyqësore, por njëkohësisht japin edhe një kontribut të konsiderueshëm edhe për luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

 

 

Kjo ngjarje u përmbyll me ndarjen e mirënjohjeve, kryetarit të këtij Këshillit Vasko Magleshov për kontributin e tij të veçantë për avancimin e transparencës së gjyqësorit dhe drejtoreshës Virxhinija Eliot për mbështetjen e vazhdueshme për transparencën e gjyqësorit.

 

 

Kryetarja Ademi, në emër të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehu falënderime për angazhimin e tyre të sinqertë dhe përpjekjet për avancimin e transparencës gjyqësore, duke theksuar se vetëm me vullnet dhe angazhime të sinqerta mund të plotësohen standardet për gjyqësor të hapur bashkëkohor.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_