Ademi: Procesi gjithëpërfshirës dhe rekomandimet e Misionit të vlerësimit të BE-së, janë një bazë e shkëlqyer për Strategjinë e komunikimit
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ademi: Procesi gjithëpërfshirës dhe rekomandimet e Misionit të vlerësimit të BE-së, janë një bazë e shkëlqyer për Strategjinë e komunikimit
Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se përgatitja e Strategjisë së komunikimit është e domosdoshme për realizimin e Planit aksionar të zbatimit të rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së dhe në këtë drejtim përshëndeti angazhimet e Këshillit gjyqësor për përparimin e transparencës.
Në lidhje me aktivitetet e Gjykatës Supreme, Ademi nënvizoi se, Gjykata Supreme në pajtim me procedurat e brendshme ka përpiluar strategji dhe procedura për komunikimin me publikun dhe se i është përkushtuar realizimit të projekteve dhe iniciativave sipas Planit aksionar të Këshillit për Gjyqësor të Hapur dhe bashkëpunimin me Këshillin gjyqësor për media.
Ademi shtoi se, ndarja e mendimeve, eksperiencave dhe propozimeve janë bazë e shkëlqyer për përgatitjen e Strategjisë së komunikimit dhe se thelbi i transparencës është që të jetë mbrojtëse e integritetit të gjyqësorit.