Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, zhvilloi takim me Ambasadoren gjermane Petra Dreksler [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, zhvilloi takim me Ambasadoren gjermane Petra Dreksler

Risi  |  2 Shk 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, zhvilloi sot takim me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler.

 

Në takimin e sotëm, u bisedua për disa tema nga fusha e sundimit të së drejtës, me një theks të veçantë për domosdoshmërinë e ndryshimeve ligjore në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, përforcimin e pavarësisë dhe efikasitetit të gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe përparimin e transparencës në përputhje me parimet për gjyqësor të hapur.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi angazhimet e Gjykatës Supreme në aspektin e përparimit të praktikës gjyqësore, propozimet lidhur me ndryshimet e nevojshme ligjore, aktivitetet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur, sjelljen e procedurave të brendshme për vendimmarrjen efikase të lëndëve me interes publik dhe miratimin e qëndrimeve parimore në pajtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, nënvizoi se angazhimet në gjyqësor, të cilat janë në drejtim të përmbushjes së standardeve evropiane duhet të mbështeten në vazhdimësi sepse sundimi i të drejtës është një çështje e rëndësishme për procesin euro integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_