Gjykata Supreme është gjykatë e përditësuar, konstatoi Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme është gjykatë e përditësuar, konstatoi Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në Raportin e punës së Gjykatës Supreme për vitin 2022, që është parashtruar në Këshillin gjyqësor, është vërejtur puna efikase e lëndëve të Gjykatës, dinamika e miratimit të qëndrimeve parimore, mendimeve parimore dhe konkluzioneve, përparimi i praktikës gjyqësore në përputhje me vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian për gjykatën dhe në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në këtë Raport, po ashtu, vërehen edhe të dhënat për punën administrative dhe financiare në përgjithësi, përmirësimi i kushteve të punës, transparenca e përparuar dhe ndërmarrja e aktiviteteve në pikëpamjen e pavarësisë dhe efikasitetit të gjyqësorit.
Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, përditësimi i Gjykatës Supreme i nënshtrohet angazhimeve për procedimin efikas dhe vendimmarrjen e lëndëve për të cilën kontribut të rëndësishëm ka edhe Rregullorja e re e Gjykatës Supreme, që si dokument kryesor për organizimin dhe përditësimin e gjykatës u miratua pas 23 vitesh.