Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave penale
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave penale
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave penale, të mbajtur më 31.01.2022.
Në seancë u miratua procesverbali nga seanca e Sektorit të veprave penale, të mbajtur më 31.01.2022.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të Sektorit të veprave penale për vitin 2021.
Në seancë u miratua Raporti vjetor i Sektorit të veprave penale për vitin 2021.
3. Miratimi i Mendimit juridik për paraburgim ekstradues dhe për parashkrimin e ekzekutimit të dënimit me burg, çështje juridike nga Gjykata e Apelit Manastir.
Në seancë u miratua Mendimi juridik për paraburgim ekstradues dhe për parashkrimin e ekzekutimit të dënimit me burg, e qasshme në Ueb faqen e Gjykatës.
4. Diskutim për lëndë paraburgimi të Gjykatës Supreme, të regjistruara nën Vkzh1, për datën prej kur ndryshohet aktvendimi në paraburgim shtëpiak.
Në seancë u konkludua që të përpilohet sentencë për lëndën e Gjykatës Supreme Vkzh1.nr.7/2022, që në mënyrë plotësuese do të publikohet në Ueb faqen e Gjykatës.
Sektori i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rendin e propozuar të ditës e plotësoi me pikën në vazhdim:
5. Miratimi i Programit të punës së Sektorit të veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Në seancë u miratua Programi i punës së Sektorit të veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Sektori i veprave penale