Fjalimi i Kryetares së Gjykatës Supreme në Konferencën “Gjyqësori në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas procesit të reformës” [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Fjalimi i Kryetares së Gjykatës Supreme në Konferencën “Gjyqësori në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas procesit të reformës”

Njoftim për opinionin  |  31 Mar 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, sot mori pjesë dhe pati fjalim në Konferencën rajonale me temë: Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut pas procesit të reformës”, të cilën në Ditën e gjyqësorit e organizoi Shoqata e gjyqtarëve.

Duke uruar Ditën e gjyqësorit në emër të saj dhe në emër të Gjykatës Supreme, theksoi se gjykatat dhe gjyqtarët përballen me sfidën e krijimit dhe mbajtjes së vazhdueshme të një sistemi gjyqësor bashkëkohor dhe efikas dhe të një sistemi më të besueshëm te publiku.

„Është më se e nevojshme që të gjithë së bashku të demonstrojmë një angazhim pa hezitim për përparimin e gjyqësorit dhe përforcimin e besimit të publikut. Interesi dhe qëllimi primar i çdo shteti që aspiron të jetë një shtet me kapacitet të plotë demokratik duhet të jetë kujdesi për sigurimin e pavarësisë esenciale, paanshmërinë, autoritetit, dinjitetit dhe pozicionimit adekuat të pushtetit gjyqësor në sistemin e ndarjes së pushtetit”, theksoi ndër të tjera, në fjalimin e saj, kryetarja e Gjykatës Supreme Besa Ademi.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_