Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov
Në këtë takim, u diskutua për disa çështje nga fusha e gjyqësorit, me një theks të veçantë për zbatimin e procesit të reformave, zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore si dhe nevojën për ndryshimin e aktvendimeve normative në përputhje me angazhimet për përparimin e sistemit të gjyqësorit.
Kryetarja Ademi, tha se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi merr aktivitete për përparimin e efikasitetit, transparencës, besimit publik, zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përparimin e praktikës gjyqësore.
Ministri Fillkov i theksoi hapat dhe aktivitetet intensive që merren në planin e reformave ndaj ndërtimit të një sistemi transparent dhe efikas të gjyqësorit.
Në këtë takim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë në zbatimin e procesit të reformave sipas ndarjes strategjike të shtetit dhe parimeve për sundimin e të drejtës.