Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov

News  |  Oct 18, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi takim protokollar me Ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov.

 

Në këtë takim, u diskutua për disa çështje nga fusha e gjyqësorit, me një theks të veçantë për zbatimin e procesit të reformave, zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore si dhe nevojën për ndryshimin e aktvendimeve normative në përputhje me angazhimet për përparimin e sistemit të gjyqësorit.

Kryetarja Ademi, tha se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi merr aktivitete për përparimin e efikasitetit, transparencës, besimit publik, zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përparimin e praktikës gjyqësore.

Ministri Fillkov i theksoi hapat dhe aktivitetet intensive që merren në planin e reformave ndaj ndërtimit të një sistemi transparent dhe efikas të gjyqësorit.

           

Në këtë takim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë në zbatimin e procesit të reformave sipas ndarjes strategjike të shtetit dhe parimeve për sundimin e të drejtës.

 

 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_