Ademi për MIA: Angazhimet tona janë shumë të qarta – standarde evropiane për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe për pavarësinë e gjyqësorit
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ademi për MIA: Angazhimet tona janë shumë të qarta – standarde evropiane për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe për pavarësinë e gjyqësorit
Gjykata Supreme në periudhën e kaluar në tërësi u fokusua në këto principe themelore. Në këtë drejtim, si një moment i rëndësishëm, theksoj miratimin e Rregullores së re të punës së Gjykatës Supreme, në dispozitat e të cilës është inkorporuar modeli i punës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Rregullorja e re u miratua vetëm pas 23 vjetësh dhe si akt siguron ushtrimin e funksionit ta pavarur, të paanshëm, efikas dhe në afat të arsyeshëm, si dhe realizimin pa pengesë së të drejtave të palëve, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme.
Si institucion më i lartë gjyqësor në shtet, jemi të përkushtuar për zbatimin konsekuent të standardeve dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilave u referohemi në qëndrimet, mendimet, konkluzionet dhe vendimet – shtoi Ademi.
Në këtë kuptim, angazhimet tona janë shumë të qarta: afrimi i standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si kontribut më i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe pavarësinë e gjyqësorit, theksoi Ademi.
Lidhur me transparencën dhe gjyqësorin e hapur si angazhime të Gjykatës Supreme, ajo theksoi se risi thelbësore në këtë plan është formimi i Këshillit për gjyqësor të hapur dhe nënshkrimi i Deklaratës për gjyqësor të hapur.
Gjyqësor i hapur në konceptin e Partneritetit për qeverisje të hapur paraqet risi në kontinentin evropian. Me vendosjen e gjyqësorit të hapur, Maqedonia e V. paraqet një nga vendet e pakta në të cilën koncepti i iniciativës globale për Partneritet të qeverisjes së hapur, e inkorporon edhe pushtetin gjyqësor, theksoi Ademi.
Sipas saj, gjyqësor i hapur si pjesë nga Partneriteti i hapur qeveritar duhet të shërbejë edhe si mekanizëm për përmirësimin e pozitës së gjyqësorit të përcaktuar me Kushtetutën dhe ligjet përkatësisht në sigurimin e kushteve për respektimin e tërësishëm të parimit të pavarësisë në të gjitha format – institucionale, funksionale dhe financiare.
Gjyqësori i hapur në këtë kontekst do të jetë bazë kyçe për hapjen e plotë të gjykatave dhe për besimin e qytetarëve në funksionimin e gjykatave, theksoi Ademi.
Me rastin e Ditës së Gjyqësorit të Maqedonisë, kryetarja e Gjykatës Supreme ju drejtua qytetarëve duke u thënë se Gjykata Supreme do të jetë e përkushtuar dhe këmbëngulëse në përpjekjet e saj për një gjyqësor të pavarur dhe pushtet gjyqësor në shërbim të qytetarëve.
Jam e bindur se me mënyrën e re të punës, me hapjen e plotë ndaj qytetarëve dhe me afrimin drejt standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut arritëm dhe do të kemi sukses të krijojmë një gjyqësor bashkëkohor të bazuar në parimet e pavarësisë, integritetit, barazisë dhe profesionalizmit, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, duke uruar me rastin e Ditës së gjyqësorit të Maqedonisë.