Kryetarja e Gjykatës Supreme, morri pjesë në Konferencën ndërkombëtare në organizim të UNODC
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme, morri pjesë në Konferencën ndërkombëtare në organizim të UNODC
News
|
Mar 1, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, morri pjesë në Konferencën ndërkombëtare, në organizim të UNODC, që u mbajt në Tiranë, Republika e Shqipërisë.
Në Konferencë, u bisedua për disa tema aktuale nga sfera e praktikës gjyqësore dhe përparimin në efikasitetin dhe funksionimin e sistemeve gjyqësore, me fokus të veçantë të problematikës juridiko – penale.
Kryetarja Ademi, në fjalimin e saj, iu referua punës së Gjykatës Supreme në pikëpamjen e praktikës gjyqësore, harmonizimin me standardet evropiane dhe konsistencën e vendimeve gjyqësore, si konstatim pozitiv në Raportin e Bashkimit Evropian dhe në raportet relevante ndërkombëtare. Në këtë drejtim, kryetarja e Gjykatës Supreme theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në përparimin e sistemeve gjyqësore në nivel regjional.