Në Gjykatën Supreme u mbajt diskutim profesional përmbyllës për ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Në Gjykatën Supreme u mbajt diskutim profesional përmbyllës për ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor

Risi  |  20 Dhj 2024
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt diskutim përfundimtar profesional për ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, në organizim të Ministrisë së Drejtësisë me mbështetjen e Projektit “BE-ja për sundimin e të drejtës”.

„Një nga angazhimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është që vendimet ligjore të cilat kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe me Këshillin Gjyqësor është që të përgatiten ndaj procesit përfshirës, në të cilin do të integrohen edhe mendimet dhe propozimet e gjyqtarëve. Për këto arsye, organizimi i këtyre ngjarjeve nga Ministria e Drejtësisë është për tu përshëndetur”, tha kryetarja Ademi në fjalimin e saj.

„Çështja për ndryshimet e Ligjit për Këshillin gjyqësor është një nga çështjet kyçe nga aspekti ligjvënës. Për këto, Gjykata Supreme tregon vazhdimisht edhe përmes qëndrimeve të thëna publike, si dhe përmes mendimeve dhe propozimeve të dorëzuara në Seancën e përgjithshme si forum më i lartë gjyqësor”, theksoi kryetarja Ademi.

Qëllimi i ndryshimeve ligjore është që të gjenden vendime më të mira, me të cilat do të tejkalohen mangësitë e konstatuara, të cilat do të jenë në pajtim me rekomandimet e Misionit vlerësues dhe do të sigurojnë qëndrueshmëri në plotësimin e parimeve themelore për sundimin e të drejtës.

„Pikërisht parimet për pavarësinë e gjyqësorit, llogari dhënia, mbrojtja e reputacionit të gjyqësorit, integriteti i gjyqësorit, mbrojtja nga ndikimet jo adekuate, siguria juridike dhe parimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duhet të jenë bazë themelore të ndryshimeve ligjore”, tha Ademi.

„Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Seancës së përgjithshme do të japë mbështetjen e fortë për të gjitha ndryshimet ligjore të cilat janë garanci për respektimin e denjë të standardeve evropiane dhe për të ardhmen e gjyqësorit, për shtetin dhe qytetarët e tij”, shtoi kryetarja Ademi.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_