Gjykata Supreme mbajti Seancë të gjyqtarëve në lidhje me përparimin e sistemit AKMIS [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme mbajti Seancë të gjyqtarëve në lidhje me përparimin e sistemit AKMIS

Risi  |  15 Tet 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti Seancë të gjyqtarëve, në të cilën kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, i informoi gjyqtarët për aktivitetet dhe masat të cilat merren për përparimin e sistemit AKMIS.

  

 

Kryetarja Ademi theksoi se aktivitetet e marra janë në drejtim të përparimit të sistemit për shpërndarjen elektronike të lëndëve gjyqësore dhe veprimin e përditësuar të lëndëve në rastet e kuadrit të zvogëluar të gjyqtarëve.

Këto aktivitete nënkuptojnë respektimin konsekuent të parimeve të efikasitetit dhe funksionimit, me të cilat jepet një kontribut shtesë edhe ndaj parimeve të përgjithshme të pavarësisë gjyqësore dhe profesionalizmit”, tha Ademi.

Njëkohësisht, kryetarja Ademi, i njoftoi gjyqtarët e Gjykatës Supreme se në periudhën e kaluar ka realizuar disa mbledhje që kanë të bëjnë me përparimin e funksionimit të sistemit AKMIS dhe zbatimin e Rregullores për mënyrën e funksionimit të sistemit informativ në gjykatat.

Në Seancën e gjyqtarëve u theksua se iniciativa për përparimin e sistemit informativ për udhëheqjen automatike me lëndët gjyqësore ka rëndësi të përgjithshme dhe pozitive për punën e gjykatave dhe përfitime nga aspekti i teknologjive komunikuese - informative.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_