Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile
R E N D D I T E
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 24.09.2024;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin gusht 2024;
3. Vazhdimi i diskutimit dhe përcaktimi i tekstit të mendimit juridik lidhur me çështjen juridike se a paraqet shkelje thelbësore e procedurës kontestuese nga neni 343 paragrafi (1) në lidhje me nenin 246 i Ligjit për procedurë kontestuese, në qoftë se gjykata cakton super ekspertizë në kushte kur nuk ka dy ekspertiza të kundërta (kjo pikë është shtyrë nga seanca e mbajtur e 27.11.2023);
4. Diskutimi mbi kërkesën e avokatit Cvetozar Risteski nga Struga, për miratimin e mendimit juridik për zbatimin e dispozitave për borxh-qira dhe për kompensimin e dëmit;
5. Diskutimi mbi kërkesën e Marjanço Veselinovski nga Dellçeva, për miratimin e mendimit juridik lidhur me Ligjin për eksproprijim në lidhje me çështjen se a janë objektet e Njësive të mëdha tregtare objekte me interes publik dhe në bazë të një plani urbanistik me të cilin planifikohet ndërtimi i Njësive të mëdha tregtare a mund të humbet pronësia e tokës;
6. Shqyrtimi i parashtresës së Petro Janura, avokat nga Shkupi, për kërkesë të informacionit;
7.Të ndryshme;