Ndryshimet e reja të Rregullores së punës të Gjykatës Supreme janë botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ndryshimet e reja të Rregullores së punës të Gjykatës Supreme janë botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton publikun se, ndryshimet e reja dhe plotësimet e Rregullores së punës të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 26.09.2024 janë botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores hun në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Në ndryshimet e reja të Rregullores, përcaktohet se seancat e përgjithshme dhe të zgjeruara të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë publike.
Për mbajtjen dhe për rendin e ditës së seancave të përgjithshme publiku informohet nëpërmjet njoftimit në ueb faqen e gjykatës dhe njoftimit në mjetet për informim publik.
Transparenca e punës së seancës së përgjithshme sigurohet edhe me praninë e përfaqësuesve të mjeteve për informim publik.
Gjithashtu, transparenca në punën e Gjykatës Supreme sigurohet edhe me transparencën e seancës së përgjithshme.