Rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit
Risi
|
24 Tet 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i publikoi rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit, të cilat u promovuan nga Gjykata Supreme dhe Këshilli Gjyqësor për Media.
Rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit u themeluan me angazhimin e përbashkët të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Gjyqësor për Media për avancimin e transparencës gjyqësore.
Qëllimi i rekomandimeve është që gjykata më e lartë e shtetit t’i promovojë si udhëzime, me të cilat do të unifikohet incizimi dhe fotografimi në sallën e gjykimeve në lëndët ku ka interes publik, dhe me atë të lehtësohet edhe puna gazetareske. Rekomandimet mund të shkarkohen në këtë link.