Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizita pune në të gjitha gjykatat në vend [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizita pune në të gjitha gjykatat në vend

Risi  |  23 Sht 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi vizita pune në të gjitha gjykatat themelore dhe të apelit, si dhe në Gjykatën Administrative dhe të Lartë Administrative.

      

 

Me vizitat në gjykatat u mundësua një shikim i drejtpërdrejtë i situatave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen gjykatat, të cilat shkaktojnë reperkusione në funksionimin e tyre.

Njëkohësisht, vizitat kishin për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bazuar në parimet e pavarësisë së gjyqësorit nga aspekti ligjor, funksional dhe financiar.

Në këtë drejtim, në kuadër të vizitave u konstatua nevoja e bashkëpunimit të vazhdueshëm, tejkalimit të problemeve me burimet njerëzore dhe mungesës së gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, nevoja për veprim të përditësuar dhe efikas të lëndëve, sidomos për lëndët me interes të lartë publik dhe miratimi i procedurave të brendshme për punën e gjykatave.

Gjithashtu, u theksua nevoja për përmirësimin e transparencës në përputhje me parimet për gjyqësor të hapur, përgatitja e përditësuar e projekteve të investimeve kapitale, puna arkivore dhe mënyra e funksionimit të sistemit informativ në gjykata.

Kryetarët e gjykatave më të ulëta, theksuan rëndësinë e vizitave të punës dhe i përshëndetën angazhimet e Gjykatës Supreme dhe kryetares Ademi, duke theksuar se në këtë mënyrë përparohet bashkëpunimi i ndërsjellë dhe jepet mbështetje në tërë procesin reformues.

Në vizitat e punës u konstatua se, është i domosdoshëm një plan konkret, masa urgjente dhe koordinim institucional që të tejkalohen problemet me të cilat ballafaqohen gjykatat.

Raportet nga vizitat e gjykatave më të ulëta do të shqyrtohen në Seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme dhe do të dorëzohen në Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_