Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fakulteti juridik “Justiniani i parë” lidhën Memorandum për bashkëpunim
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fakulteti juridik “Justiniani i parë” lidhën Memorandum për bashkëpunim
Me Memorandumin e lidhur avancohet bashkëpunimi i Gjykatës Supreme dhe Fakultetit juridik “Justijani i parë” përmes përfshirjes së gjyqtarëve në pjesën profesionale të mësimit, pjesëmarrjen e kuadrit mësimor të fakultetit mbi çështje në Seancën e përgjithshme, organizimin e konferencave, seminareve, punëtorive, tryezave të rrumbullakëta, përgatitjen e përbashkët të analizave, mendimet profesionale dhe shkencore dhe hulumtimet dhe këmbimet e informacioneve.
Gjithashtu, bashkëpunimi do të avancohet në pjesën e përgatitjes dhe orientimit ndaj zgjedhjes së temave të mundshme për përgatitjen e tezave praktike dhe aplikative të magjistraturës dhe doktoraturës në tema të cilat janë relevante për zhvillimin dhe avancimin e sundimit të së drejtës dhe gjyqësorit, si dhe përmes mundësimit të punës praktikante dhe vullnetare në Gjykatën Supreme.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se bashkëpunimi me Fakultetin juridik “Justinijani i parë” ka rëndësi të jashtëzakonshme, për të cilën flet edhe fakti që profesorët universitar japin kontribut të madh në punën e Seancës së përgjithshme, e cila është e hapur për publikun profesional dhe më gjerë.
Dekani i Fakulteti juridik “Justinijani i parë”, prof. Dr. Sasho Georgievski theksoi se edhe Fakulteti juridik edhe Gjykata Supreme kanë angazhimet e përbashkëta për sundimin e të drejtës dhe se duhet unitet në teori dhe praktikë, sidomos në aspektin e doktrinës juridike.