Kryetarja Ademi morri pjesë në diskutimin për Raportin e BE-së në lidhje me Kapitullin 23 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja Ademi morri pjesë në diskutimin për Raportin e BE-së në lidhje me Kapitullin 23

News  |  Dec 25, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, pati fjalim në ngjarjen e organizuar nga Instituti i politikës evropiane dhe përkushtuar Raportit të BE-së për Kapitullin 23.

 

 

Ura më e fortë që lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimin Evropian është pikërisht sundimi i të drejtës. Prandaj konstatohet me shumë mjeshtri se Kapitulli 23 është kryesisht kapitull për plotësimin e vlerave evropiane. Parim themelor për realizimin e vlerave evropiane është dialogu. Dhe ai dialog është për sundimin e të drejtës, për shtetin juridik dhe për pavarësinë e gjyqësorit.

Por, ai është edhe dialog midis publikut profesional, dialog me publikun, me qytetarët dhe me organizatat civile, si dhe dialog midis institucioneve për avancimin e gjendjes në tërësi të gjyqësorit. Vlerat e këtilla si udhërrëfyese paraqesin bazë për funksionimin dhe veprimin praktik dhe profesional, por të njëjtat rezultojnë nga baza më e gjerë dhe përcaktuesit ideologjik të së drejtës”, theksoi kryetarja Ademi në fjalimin e saj.

Në këtë ngjarje u theksua se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Raportin e Bashkimit Evropian ka nota pozitive për avancimin e praktikës gjyqësore dhe Përmbledhjen e re të vendimeve gjyqësore, harmonizimin e vendimeve gjyqësore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga aspekti i mjedisit të shëndetshëm jetësor, çështje të lidhura me interesin publik, avancimin e transparencës dhe çiltërsinë e seancave të përgjithshme.

Më tutje, në kontekst të gjyqësorit, kryetarja Ademi nënvizoi se qytetarët duhet të jenë të inkurajuar se plotësohen qëllimet e drejtësisë, se nuk merren vendime ligjore që janë të padrejta dhe të cilat u shërbejnë interesave për veprimin e drejtë dhe luftës kundër korrupsionit.

Ajo që i shkakton më shumë dëm besimit publik është perceptimi se jo të gjithë janë të barabartë para ligjeve. Publiku nuk mund të bindet me argumente paushallë që janë në kundërshtim me ndjenjën e drejtësisë, dhe aq më pak vlerave evropiane. Jam e bindur se në qoftë se ndaj besimit shihet si ndaj vlerës dhe kusht pa të cilin nuk mundet, do të korrim sukses në realizimin e angazhimeve tona të përbashkëta”, shtoi Ademi.

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_