Ademi: Të respektohen akreditimet për mediat dhe rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ademi: Të respektohen akreditimet për mediat dhe rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut thekson nevojën për respektimin konsekuent dhe zbatimin e akreditimeve për mediat të miratuara nga kryetarja e Gjykatës Supreme, si dhe të rekomandimeve për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit dhe të publikuara nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit gjyqësor për media.
Në pajtim me rregullat pozitive, angazhimet për gjyqësor të hapur dhe parimet e transparencës dhe llogari dhënies, qëllim kryesor i akreditimeve dhe rekomandimeve, është që të mbrohet interesi publik, vazhdimisht të përforcohet autoriteti i gjyqësorit dhe njëkohësisht të theksohet roli demokratik i mediave në shoqëri.
Puna e gjykatave dhe mediave, si dhe puna e gjyqtarëve dhe gazetarëve kanë një emërues të përbashkët, e ai është ushtrimi i funksionit në interes të qytetarëve. Nga këtu, çdo lëshim i këtyre vlerave, nuk është në drejtimin për mbrojtjen e angazhimeve për përforcimin e besimit të ndërsjellë dhe publik dhe mbrojtjen e interesit publik në emër të qytetarëve.
Njëkohësisht, me rastin e djeshëm në Gjykatën Themelore Manastir për të cilin u informua publiku nga mediat, njoftojmë se në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar parashtresë, për të cilën veprohet në përputhje me kompetencat ligjore.