Themelohet Këshilli për gjyqësor të hapur dhe nënshkruhet Deklaratë për gjyqësor të hapur [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Themelohet Këshilli për gjyqësor të hapur dhe nënshkruhet Deklaratë për gjyqësor të hapur

Njoftim për opinionin  |  30 Mar 2022
Sot në hapësirat e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u themelua Këshilli për gjyqësor të hapur. Në kuadër të kësaj ngjarje u nënshkrua edhe Deklaratë për gjyqësor të hapur.

Këshilli për gjyqësor të hapur paraqet trup në të cilin anëtarësohen nga një përfaqësues nga të gjitha instancat dhe përfaqësues të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik si dhe përfaqësues të Shoqatës së gjyqtarëve dhe të Shoqatës së administratës gjyqësore si organizata profesionale dhe përfaqësues të katër shoqatave të qytetarëve me eksperiencë në reformat gjyqësore” 

Deklarata për gjyqësor të hapur si pjesë e programit Partneritet për pushtet të hapur paraqet angazhim që ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe rritjen e qasjes të qytetarëve lidhur me punën e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në fjalimin e saj theksoi se gjyqësori i hapur është i rëndësishëm për rritjen e perceptimit pozitiv dhe me këtë edhe rritjen e besimit të qytetarëve lidhur me punën e gjykatave.

“Gjykata Supreme e RMV, si bartëse e pushtetit gjyqësor ka për detyrë që të sigurojë zbatimin е barabartë të ligjeve që është parakusht për një drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët, themeluar me praktikën e vendosur gjyqësore me të cilën do të respektohet parimi i sigurisë juridike, por në të njëjtën kohë do të sigurohet edhe transparenca e informacioneve dhe punës së gjykatave si institucione që janë kompetente për veprim të drejtë”, theksoi Ademi.

Në ngjarjen e sotme, fjalim pati edhe udhëheqësi i programit nga Qendra për hulumtime juridike dhe analiza, Z. Zharko Haxhi-Zafirov, i cili theksoi se Këshilli për gjyqësi të hapur ka për qëllim përforcimin e transparencës së gjyqësorit, por edhe të japë kontribut në bashkëpunimin e tre pushteteve, ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore.

Në këtë ngjarje, fjalim pati edhe Z. Paul Maassen, përfaqësues i Partneritetit të hapur qeveritar, i cili tregoi se themelimi i Këshillit është në frymën e partneritetit të hapur qeveritar dhe përfaqëson shembull për hapjen e sistemit gjyqësor te qytetarët dhe sektori civil.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_