Ademi: Procesi gjithëpërfshirës dhe rekomandimet e Misionit të vlerësimit të BE-së, janë një bazë e shkëlqyer për Strategjinë e komunikimit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ademi: Procesi gjithëpërfshirës dhe rekomandimet e Misionit të vlerësimit të BE-së, janë një bazë e shkëlqyer për Strategjinë e komunikimit

Risi  |  21 Mar 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, morri pjesë në punëtorinë e përpunimit të Strategjisë së komunikimit të Këshillit gjyqësor dhe të gjykatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2024-2028).

 

Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se përgatitja e Strategjisë së komunikimit është e domosdoshme për realizimin e Planit aksionar të zbatimit të rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së dhe në këtë drejtim përshëndeti angazhimet e Këshillit gjyqësor për përparimin e transparencës.

Në lidhje me aktivitetet e Gjykatës Supreme, Ademi nënvizoi se, Gjykata Supreme në pajtim me procedurat e brendshme ka përpiluar strategji dhe procedura për komunikimin me publikun dhe se i është përkushtuar realizimit të projekteve dhe iniciativave sipas Planit aksionar të Këshillit për Gjyqësor të Hapur dhe bashkëpunimin me Këshillin gjyqësor për media.   

Ademi shtoi se, ndarja e mendimeve, eksperiencave dhe propozimeve janë bazë e shkëlqyer për përgatitjen e Strategjisë së komunikimit dhe se thelbi i transparencës është që të jetë mbrojtëse e integritetit të gjyqësorit.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_