Vizitë е nxënësve në Gjykatën Supreme të RMV, me rastin e Ditës së gjyqësorit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Vizitë е nxënësve në Gjykatën Supreme të RMV, me rastin e Ditës së gjyqësorit

Njoftim për opinionin  |  31 Mar 2022
Me rastin e 31 marsit, Ditës së gjyqësorit, Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan nxënës nga Shkolla Fillore “Naim Frashëri” nga Kumanova.

Në Gjykatën Supreme, nxënësit u njohën me punën dhe me kompetencat e Gjykatës Supreme si gjykatë më е lartë e shtetit, si dhe me funksionimin e gjyqësorit si bartës i pushtetit që kujdeset për sigurimin dhe për afirmimin e sigurisë juridike të qytetarëve.

Nxënësve iu tregua për rëndësinë dhe rolin e Gjykatës Supreme në realizimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe sa ajo kontribuon në formimin e shoqërisë në të cilën sundon drejtësia dhe barazia.

Në këtë drejtim, u theksua se edukimi për të drejtat e njeriut që në arsimin fillor është pikënisje për krijimin e kulturës juridike si segment themelor i shoqërisë të shtetit juridik.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_