Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në gjykatat themelore Veles, Negotinë, Kavadar dhe Gjevgjeli [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në gjykatat themelore Veles, Negotinë, Kavadar dhe Gjevgjeli

Risi  |  24 Kor 2024
Në kuadër të vizitave të punës, kryetarja e Gjykatës Supreme Besa Ademi, realizoi takime me zëvendës – kryetaren e Gjykatës Themelore Veles, Violeta Mojsova dhe me gjyqtaren Anica Teova, me zëvendës – kryetarin e Gjykatës Themelore Negotinë, Aco Angjellkovski, me U.D. kryetaren e Gjykatës Themelore Kavadar, Elizabeta Petkovska dhe me kryetaren e Gjykatës Themelore Gjevgjeli, Marica Avramçeva Zafirova.

Në vizitat e punës, u bisedua për disa çështje të rëndësishme mbi punën e gjykatave që kanë të bëjnë me nevojën për sigurimin e kuadrit profesional dhe të gjyqtarëve dhe avancimin e përditësimit dhe efikasitetit.

Në këto takime u bisedua edhe për realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale, mirëmbajtjen e ndërtesave gjyqësore dhe qasjen te qytetarët.

Gjithashtu, në takimet u bisedua edhe për çiltërsinë dhe transparencën, arkivimin e lëndëve, përdorimin e teknologjisë informatike dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit të gjykatave.

Në këtë drejtim, në mbledhjet e punës u potencua se Gjykata Supreme si gjykatë më e lartë e shtetit edhe në periudhën e ardhshme do të mbështet angazhimet për gjyqësor të avancuar dhe aktivitetet që bazohen në parimin e sundimit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit, nga aspekti ligjvënës, funksional dhe financiar.


 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_