Ademi – Gir: Aktivitetet e Gjykatës Supreme janë shembuj i mirë për tërë gjyqësorin
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ademi – Gir: Aktivitetet e Gjykatës Supreme janë shembuj i mirë për tërë gjyqësorin
Kryetarja Ademi në takimin e punës theksoi se, për Gjykatën Supreme me rëndësi të madhe është që aktivitetet e gjykatës më të lartë në shtet janë vlerësuar pozitivisht në Raportin e ri mbi sundimin e të drejtës të Bashkimit Evropian.
“Vlerësimet pozitive për Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqesin vazhdimësi të raporteve të Komisionit Evropian viteve të fundit dhe ky është një motivim i madh që të vazhdojmë me të njëjtat angazhime dhe qëllime programore. Realizimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian është kryesor për rrugën tonë evropiane” , tha Ademi, duke iu falënderuar ambasadorit për përkushtimin e tij dhe mbështetjen e BE-së për sundimin e të drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Ambasadori Gir theksoi se kreativiteti dhe inovacioni i Gjykatës Supreme janë për tu përshëndetur, sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me çiltërsinë e gjyqësorit, interesin publik dhe përparimin e praktikës gjyqësore, ku bëjnë pjesë edhe qëndrimet parimore për transparencën e lëndëve me interes publik, zbatimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe çështjen e mjedisit jetësor.
Në këtë takim u potencua edhe rëndësia e vizitave të gjykatave më të ulëta në tërë vendin nga kryetarja e Gjykatës Supreme, në të cilat është biseduar për çështjet esenciale në pjesën e pavarësisë financiare, pajisjes me kuadër, efikasitetit, llogaridhënies dhe solidaritetit.
Në këtë drejtim, në takim u theksua se Gjykata Supreme është shembull i mirë për tërë gjyqësorin dhe se vlerësimet pozitive për Gjykatën Supreme janë sinjal i qartë se vetëm me respektimin e standardeve evropiane dhe principet për gjyqësor të hapur mund të realizohet agjenda evropiane dhe reformuese.