Është aprovuar ankesa kundër masës së paraburgimit në lëndën për vrasjen e Vanja Gjorçevskës
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Është aprovuar ankesa kundër masës së paraburgimit në lëndën për vrasjen e Vanja Gjorçevskës
Risi, Njoftim për opinionin
|
25 Pri 2024
Këshilli i veprave penale solli Aktvendim, me të cilin ankesën e të akuzuarit A. Gj., e aprovoi
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton publikun se pas seancës së mbajtur publike më 25.04.2024, Këshilli i veprave penale solli Aktvendim, me të cilin ankesën e të akuzuarit A. Gj., të deklaruar përmes mbrojtësit të tij Vlladimir Tufekxhiq, avokat nga Shkupi, e aprovoi, ndërsa aktvendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KSZH-320/24 të datës 02.04.2024, e ndryshoi në mënyrë që masën e përcaktuar me paraburgim kundër të akuzuarit A. Gj., e abrogoi dhe për të akuzuarin përcaktoi masën arrest shtëpie dhe masë të kujdesit.