Ditët e solidaritetit gjyqësor në Gjykatën Supreme dhe prezantimi i raporteve nga vizitat në të gjitha gjykatat në vend [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ditët e solidaritetit gjyqësor në Gjykatën Supreme dhe prezantimi i raporteve nga vizitat në të gjitha gjykatat në vend

Risi  |  3 Dhj 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 29.11.2024 para kryetarëve të gjykatave më të ulëta i prezantoi Raportet nga vizitat në të gjitha gjykatat në vend.

  

Në vigjilje të Ditës për të drejtat e njeriut, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë bartëse e traditës për vendosjen e Ditëve të solidaritet gjyqësor të cilat tradicionalisht do të mbahen në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

“Nëpërmjet theksimit të solidaritetit gjyqësor më me dinjitet do t’i bëjmë një porosi të përbashkët publikut se gjyqësori është një nga shtyllat kryesore të sovranitetit në vend. Nuk mund të ketë shtet juridik, as sundim të së drejtës pa gjyqësor të pavarur. Zëri i gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore duhet të jetë i dukshëm”- tha kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të kësaj ngjarje të organizuar me rastin e prezantimit të Raporteve nga vizitat në të gjitha gjykatat e vendit.

Kryetarja Ademi theksoi se me vizitat e realizuara në gjykatat u mundësua këqyrja e drejtpërdrejtë e gjendjes në gjykatat.

Në këtë kuptim, Gjykata Supreme në mënyrë të drejtpërdrejtë u informua për problemet me të cilat përballen gjykatat dhe të cilat shkaktojnë reperkusione në funksionimin e tyre. 

“Në fakt, vizitat patën qëllim avancimin e bashkëpunimit ndërmjet gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bazuar në parimet ligjore dhe ndërkombëtare për pavarësinë e gjyqësorit, nga aspekti ligjor, financiar dhe funksional”, tha Ademi.  

“Në suaza të vizitave u theksua sidomos vazhdimi i komunikimit të nevojshëm dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, nevoja për procedimin efikas dhe të përditësuar, sidomos për lëndët me interes të lartë publik dhe përcaktimi i procedurave të brendshme për punën e gjykatave”, theksoi Ademi.

„Gjithashtu, gjatë vizitave u theksuan çështjet për avancimin e transparencës në pajtim me parimet për gjyqësor të hapur, përgatitja inovative dhe e përditësuar e projekteve për investimet kapitale, marrja e veprimeve të vazhdueshme në pajtim me rregullat për punë të arkivit, zbatimi i rregullores për mënyrën e funksionimit të sistemit informatik në gjykatat dhe tejkalimi i problemeve me burimet njerëzore” shtoi kryetarja e Gjykatës Supreme.

Kryetarja Ademi i njoftoi kryetarët e gjykatave më të ulëta se për raportet në pajtim me rregullat dhe kompetencat ligjore e ka njoftuar Seancën e përgjithshme dhe se të njëjtat do të dorëzohen në institucionet relevante.   

Në kuadër të kësaj ngjarje u përfundua se vizita e gjykatave nga kryetarja e Gjykatës Supreme e përforcojnë solidaritetin gjyqësor dhe japin informacione të qarta dhe udhëzime për avancimin e gjendjes në gjyqësorin në tërësi.

Raportet nga vizita e gjykatave mund të shkarkohen në këtë link.

 

  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_