Ademi: Integriteti i gjyqtarit është garanci më e fortë dhe se ai nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe ndikimeve
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ademi: Integriteti i gjyqtarit është garanci më e fortë dhe se ai nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe ndikimeve
“Përmes shembullit të tij personal çdo gjyqtar e mbron reputacionin e gjyqësorit dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe njëkohësisht e përforcon besimin te qytetarët. Integriteti i gjyqtarit është garanci më e fortë se ai nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe ndikimeve të çdo natyre dhe se do të veprojë në mënyrë të drejtë dhe ligjore në interes të drejtësisë, por edhe se do të veprojë në mënyrë profesionale në emër të qytetarëve.
Zbatimi i paanshëm i drejtësisë dhe rregullave, gjykimi i drejtë, përparimi i të drejtave të njeriut, barazia para ligjeve dhe siguria juridike e bazuar në sundimin e së drejtës janë principe themelore të çdo gjyqësori të pavarur dhe të çdo shteti juridik të pavarur.
Këto principe nuk guxojnë të jenë parime vetëm të shënuara deklarative, por duhet të jenë praktikë e gjallë, mënyrë e sjelljes dhe veprimit, standard i fortë në funksionimin e gjyqësorit”, theksoi Ademi.