Kryetarja e Gjykatës Supreme, mori pjesë në një takim koordinues të institucioneve kompetente për hetimet financiare dhe konfiskimin
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme, mori pjesë në një takim koordinues të institucioneve kompetente për hetimet financiare dhe konfiskimin
News
|
Jan 25, 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me ftesë të zëvendëskryetares të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e obliguar për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, mori pjesë në takimin koordinues të përfaqësuesve nga gjyqësori dhe nga institucionet kompetente për hetimet financiare dhe konfiskimin.
Në këtë takim, u theksua nevoja e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nevoja për miratimin e ndryshimeve ligjore në pajtim me direktivat evropiane, për përforcimin e efikasitetit në aspektin e realizimit të instrumentit konfiskim të lëndëve konkrete me aktgjykim të plotfuqishëm.