Politika e integritetit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Politika e integritetit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Duke pranuar Politikën e integritetit, Gjykata Supreme krijoi sistemin e integritetit, zbatimin dhe mbështetjen e sistemit të integritetit dhe monitorimin dhe raportimin e zbatimit të sistemit të integritetit.
Nocioni integritet nënkupton kryerjen e ligjshme, profesionale, të pavarur, të paanshme, etike, të përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse të punëve me të cilat nëpunësit ruajnë reputacionin e tyre dhe reputacionin e institucionit, eliminojnë rreziqet dhe mënjanojnë dyshimet se mund të zhvillohet ose mund të ndodh korrupsioni edhe atë duke siguruar besimin e qytetarëve gjatë kryerjes së funksioneve publike dhe gjatë punës së institucioneve publike.
Paraprakisht, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi edhe aktivitetet e planifikuara në përputhje me Strategjinë nacionale për parandalimin e korrupsionit. Aktivitetet janë pjesë e Programit vjetor të punës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Politika e integritetit mund të shkarkohet në këtë link.