Kryetarja e Gjykatës Supreme për vizitë në Akademinë e gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik të Mbretërisë së Holandës
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme për vizitë në Akademinë e gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik të Mbretërisë së Holandës
News
|
Apr 4, 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi qëndron për vizitë në Akademinë e gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik të Mbretërisë së Holandës.
Në kuadër të vizitës, në Akademinë e gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik të Mbretërisë së Holandës, diskutohet mbi çështje që kanë të bëjnë me përparimin e gjyqësorit në aspektin e edukimit, efikasitetit, shkëmbimit të përvojave, transparencës, zbatimit të standardeve evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përveç kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në delegacionin nga Republika e Maqedonisë së Veriut, janë edhe kryetarët e Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit të Prokurorëve Publik, anëtarë të Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit të Prokurorëve Publik dhe drejtorja e Akademisë së gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik.