Kryetarja e Gjykatës Supreme zhvilloi takim pune me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme zhvilloi takim pune me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë
Në takimin e sotëm, në Gjykatën Supreme u diskutua për reformat gjyqësore në të dyja vendet, me theks të veçantë për ndryshimet e nevojshme ligjore dhe angazhimet strategjike për përparimin e pavarësisë dhe efikasitetit të gjyqësorit.
Në këtë drejtim, u theksua se vendimet ligjore dhe zbatimi i tyre duhet të respektojnë ndarjen kushtetuese të pushteteve dhe t’i ndjekin standardet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sidomos në pjesën e sundimit për të drejtën.
“Transparenca dhe integriteti i gjyqtarëve në vendimmarrje janë garanci thelbësore për një pushtet gjyqësor të pavarur, por edhe për luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi institucional, rajonal dhe ndërkombëtar nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave praktike ka një rol të rëndësishëm për sistemet gjyqësore dhe për këto arsye duhet të vazhdohet me intensitet më të fuqishëm”, u përfundua në takimin e sotëm.