Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të praktikës gjyqësore
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të praktikës gjyqësore
Announcements
|
Apr 14, 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 14.04.2022 (e enjte), mbajti seancë të Sektorit të praktikës gjyqësore, në të cilën u propozua dhe u pranua:
R E N D I I D I T Ë S
1. Miratimi i Propozim Procesverbalit nga seanca e Sektorit të praktikës gjyqësore, të mbajtur më 14.02.2022;
2. Shqyrtimi i raporteve të punës së sektorëve gjyqësor për muajt: janar, shkurt dhe mars 2022;
3. Të ndryshme.
Në këtë seancë:
- Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, u miratua Procesverbali nga seanca e Sektorit të praktikës gjyqësore, të mbajtur më 14.02.2022.
- Pika e dytë e rendit të ditës u prolongua për seancën e ardhshme të Sektorit të praktikës gjyqësore.
- Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, Sektori u informua për takimin punues të mbajtur më 06.04.2022, në kuadër të aksionit të Këshillit të Evropës “Iniciativa për sigurinë juridike në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet përfaqësuesve të autorizuar të kësaj gjykate dhe përfaqësuesve të Këshillit të Evropës, dhe në lidhje me mbindërtimin dhe përmirësimin e bazës së informacioneve të praktikës gjyqësore në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.