Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
R E N D D I T E
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 26.12.2022;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin dhjetor 2022;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Raportit të punës së Sektorit të veprave civile për vitin 2022;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Programit të punës së Sektorit të veprave civile për vitin 2023;
5. Shqyrtimi i kërkesës së Done Kuzmanovski, avokat nga Manastiri, për miratimin e mendimit juridik lidhur me zbatimin e të drejtës materiale gjatë transformimit të marrëdhënies së punës të kuadrit mësimor në shtetin;
Në këtë seancë, Sektori i veprave civile:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 26.12.2022;
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin dhjetor 2022;
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, miratoi Raportin e punës së Sektorit të veprave civile për vitin 2022;
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, miratoi Programin e punës së Sektorit të veprave civile për vitin 2023;
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin kërkesa e Done Kuzmanovski, avokat nga Manastiri, për miratimin e mendimit juridik, nuk aprovohet.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sektori i veprave civile