Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shënoi Ditën Evropiane të Drejtësisë – 25 Tetorin
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shënoi Ditën Evropiane të Drejtësisë – 25 Tetorin
Njoftim për opinionin
|
25 Tet 2021
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot shënoi Ditën Evropiane të Drejtësisë 25 – Tetorin, përmes organizimit të ditës së hapur në këtë gjykatë me vizitë të nxënësve nga shkolla e mesme profesionale SABA për administratë – e drejta. Shënimi i Ditës Evropiane të Drejtësisë, ka për qëllim t’ iu mundësojë qytetarëve të informohen me të drejtat e tyre themelore dhe me funksionimin e gjyqësisë, si dhe me afrimin e drejtësisë qytetarëve.
Gjatë vizitës së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nxënësit u pranuan në Kabinetin e Kryetares së Gjykatës Besa Ademi, pastaj morën pjesë në gjykim të organizuar në kuadër të Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, e vizituan qendrën e informatikës, bibliotekën e gjykatës si dhe sportelin penal dhe civil.
Nxënësit, patën mundësinë që nga afër të informohen me organizimin dhe me kompetencën e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe më gjerë me funksionimin e sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës duke marrë parasysh gjendjen me KOVID -19, u zbatuan masat për mbrojtjen nga virusi.