Ademi: Ne po i afrohemi standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe po punojmë për të rikthyer besimin në gjyqësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ademi: Ne po i afrohemi standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe po punojmë për të rikthyer besimin në gjyqësor

Risi  |  25 Mar 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, në një intervistë për “Utrinski brifing” tha se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, po punon shumë që gjyqësorin vendor ta afrojë në standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe legjislacioni evropian. Vëmendje e madhe është transparenca dhe unifikimi i praktikës gjyqësore që është edhe kompetencë kushtetuese e gjykatës. Gjykata Supreme, gjithashtu, zbaton praktikën e Strasburgut në mendimet juridike, konkluzionet dhe në vendimet e saj.

“Po punojmë shumë për të ndryshuar perceptimin e gjyqësorit. Jemi të vetëdijshëm si gjyqtarë për gjendjen e tillë, por për ne ajo paraqet një sfidë të madhe. Ky është një proces jashtëzakonisht i komplikuar, për të cilin nevojitet një qasje serioze dhe pikërisht për këtë arsye vëmë theksin në transparencën dhe unifikimin e praktikës gjyqësore. Jemi të inkurajuar nga qëndrimi i kryetarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano, i cili gjatë një vizite në Gjykatën Supreme theksoi se reformat gjyqësore dhe Gjykata Supreme janë duke lëvizur në drejtimin e duhur”, tha Ademi.

Lidhur me transparencën, Ademi theksoi se në periudhën e ardhshme me rëndësi të veçantë do të jetë themelimi i Këshillit të Hapur Gjyqësor, që nënkupton një qasje të ndryshme të publikut si pjesë e rëndësishme e rikthimit të besimit në gjyqësor.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun në vazhdim

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_