Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile

Press realeses  |  Mar 15, 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë seancë elektronike të Sektorit të veprave civile përmes platformës ZOOM, më 28.03.2022 (e hënë), me fillim në ora 12,00, me këtë propozim:

 

R E N D   D I T E

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 28.02.2022;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile, për muajin shkurt 2022;

3. Shqyrtimi i kërkesës së Ana Petrovski avokate nga Shkupi, për miratimin e mendimit juridik për çështjen, nëse para kontrata e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme në të cilën është kontraktuar se çmimi do të paguhet në ditën e lidhjes së marrëveshjes kryesore, detyron pagesën e çmimit edhe pa lidhjen e marrëveshjes kryesore, përkatësisht nëse shitësi me një padi borxhi mund të kërkojë vetëm pagesën e një çmimi pa kërkuar lidhjen e njëkohshme të një kontrate kryesore;

4. Shqyrtimi i kërkesës së Lidija Apostollova nga Shkupi, për unifikimin e praktikës gjyqësore lidhur me trajtimin e kontratës për shoqërimin e mjeteve për ndërtimin e objekteve banesore si kontratë të pa ngarkuar ose të ngarkuar;

5. Diskutimi për Konkluzionin e katër gjykatave të apelit të miratuar në takimin punues, të mbajtur më 06.10.2021, për miratimin e mendimit juridik të çështjes që është legjitimuar në mënyrë aktive për të parashtruar padi për borxhin e regresit nga një automjet të pasiguruar, Byroja nacionale e sigurimeve ose kompania e sigurimit që ka kompensuar dëmin                

6. Shqyrtimi dhe miratimi i sentencës për lëndën Rev2.nr.594/2021;

7.  Të ndryshme;

 

                                                                 Sektori i veprave civile        

   


Decision search

Court
Case number
Date
_