Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D I I D I T Ë S
1. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit parimor juridik, të parashtruar nga Martin Erakoviq nga Ohri, përmes autorizuesit Hristijan Spirovski, avokat nga Ohri.
2. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria tregtare për transport, shpedicion dhe tregti eksport-import “MT INTERNATIONAL” SHPKNJP Ohër, përmes autorizuesit Hristijan Spirovski, avokat nga Ohri.
3. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Bllagoja Pandovski, avokat nga Shkupi.
4. Dhënia e mendimit me Propozim – Ligj për faljen, dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.
5. Diskutimi i Iniciativës për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Seanca e gjyqtarëve pranë Gjykatës Themelore Koçan.
6. Dhënia e mendimit me propozim për ndryshimin e Metodologjisë me indikatorë për miratimin e ndërlikimit të lëndëve.
7. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për vendimmarrjen e ankesës, me kërkesë për përsëritjen e procedurës me rastin e aktgjykimit të GJEDNJ.
8. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për vendimmarrjen e ankesës të deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Seanca e përgjithshme:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa е parashtruar nga Martin Erakoviq nga Ohri, përmes autorizuesit Hristijan Spirovski, avokat nga Ohri, për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit parimor juridik, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa е parashtruar nga Shoqëria tregtare për transport, shpedicion dhe tregti eksport-import “MT INTERNATIONAL” SHPKNJP Ohër, përmes autorizuesit Hristijan Spirovski, avokat nga Ohri për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa е parashtruar nga Bllagoja Pandovski, avokat nga Shkupi, për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, dha mendim pozitiv për Propozim – Ligjin për falje, dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Seanca e gjyqtarëve pranë Gjykatës Themelore Koçan, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, dha mendim pozitiv me propozim për ndryshimin e Metodologjisë me indikatorë për miratimin e ndërlikimit të lëndëve.
Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, emëroi anëtarë të Këshillit për vendimmarrjen e ankesës, me kërkesë për përsëritjen e procedurës me rastin e aktgjykimit të GJEDNJ.
Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës, emëroi anëtarë të Këshillit për vendimmarrjen e ankesës të deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut